Albumi i ri i Metallica, akoma larg

Kitaristi i grupit “Metallica”, Kirk Hammet, ka bërë të ditur se bendi ka përfunduar “25 për qind të albumit të ri”.
Duke folur për “Billboard”, ai i ka informuar fansat se grupi ka përfunduar disa këngë për albumin e ardhshëm, që është i pari që prej albumit të vitit 2008, “Death Magnetic”.
“Kemi shumë këngë të mira. Këngët janë shumë më ndryshe. Kemi edhe shumë materiale për të analizuar”, ka thënë Hammet, transmeton koha.net.
“Nuk mendoj se jemi në gjysmë të albumit. Ndoshta 25 për qind, ose 30”.
“Është e vështirë për të thënë, por jemi duke punuar dhe jemi duke planifikuar të bëjmë më shumë këngë dhe incizime”, ka shtuar Hammet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































