LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Jemi përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se është baba i dy vajzave

Albina Kelmendi flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Jemi përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se është baba i dy vajzave
Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë një muaj më parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni madhështore me miqtë dhe familjen.


Artistja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur për jetën personale e po ashtu edhe për marrëdhënien me Vatajn.

Foto: Screenshot/YouTube

Autorja e këngës “Prishtina” tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave.

Albina Kelmendi martohet me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj
Lexo po ashtu Albina Kelmendi martohet me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj

“Njerëzit fillojnë të paragjykojnë prej të kaluarës që e ka pasur, si e ka pasur jetën. Meqë Valoni ka dy vajza ato kanë qenë arsyet e paragjykimit për mua dhe Valonin, sigurisht edhe për të dy familjet”, u shpreh Kelmendi duke shtuar se ‘i do fort ato’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa sa i përket asaj se si është njohur me bashkëshortin, Albina vazhdoi: “Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër”.

Veç kësaj, 24-vjeçarja sivjet do të jetë pjesë e Festivalit të RTSh-së nga i cili pret fitoren. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori