LAJMI I FUNDIT:

Albin Tahiri zuri vendin e 37-ë në finalen e sllallomit të madh në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzos së Italisë

Albin Tahiri zuri vendin e 37-ë në finalen e sllallomit të madh në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzos së Italisë

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka përfunduar në vendin e 37-të në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 3 minuta, 3 sekonda dhe 16 të qindtat, +25.91 nga pozita e parë. Në lëshimin e parë Albini doli i 52-të, ndërsa numrin rendor në lëshim e kishte 90.


Tahiri ishte i vetmi që përfaqësoi Kosovën në finale, në të cilën pjesëmarrës ishin 100 garues. Shkaku i vështirësive në shteg, 56 garues nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

“Mendoj se ishte rezultat i mirë. Vendi 37 në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të shtojë se shtegu ishte shumë i vështirë, shumë akull, sidomos në fillim, ndërsa ky ishte kursi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, deklaroi 31-vjeçari për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Tahiri dhe Arbi Pupovci, i cili nuk u kualifikua në finalen e sllallomit të madh, do të garojnë nesër në kualifikimet për finalen e sllallomit, që mbahet të dielën.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori