LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti reagon pas vdekjes së Luran Ahmetit: Padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit

Albin Kurti reagon pas vdekjes së Luran Ahmetit: Padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) ndërroi jetë aktori i mirënjohur, Luran Ahmeti.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miq të ngushtë të tij, teksa theksuan se vdekja ishte si shkak i COVID-19.


Për një humbje të tillë në kinematografinë shqiptare jo që reaguan kolegë të tij, por edhe tashmë kryeministri Albin Kurti.

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën…

Posted by Albin Kurti on Friday, March 26, 2021

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar disa momente me aktorin, duke ngushëlluar po ashtu familjarët e tij.

Postimi i plotë:

“Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vdekja e Dantonit”. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën.
E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera. Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurt se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurt se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”.
Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit”.

Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

(Foto: Instagram/luranahmeti)

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori