LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaki optimist për ndeshjen ndaj Anglisë U21

Albert Bunjaki optimist për ndeshjen ndaj Anglisë U21

Kosova U21 po i vazhdon përgatitjet me intensitet dhe me entuziazëm për ndeshjen e radhës kundër Anglisë U21, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fitorja kundër Andorrës e ka rritur vetëbesimin te ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki, megjithëse të gjithë janë të vetëdijshëm se kësaj radhe përballë do të kenë një kundërshtar të një niveli krejt tjetër, me lojtarë që kanë përvojë edhe në Ligën Premiere.


Bunjaki është shprehur i kënaqur me shumë elemente të lojës kundër Andorrës, e veçmas me futbollistët e gjeneratës më të re, pasi prej 24 futbollistëve të grumbulluar 14 prej tyre kanë të drejtë të luajnë në kualifikimet e ardhshme.

“Më gëzon fakti se 8 lojtarë që kanë luajtur në pjesën e dytë kundër Andorrës e kanë mundësinë që të luajnë edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues. Objektivi ynë është që në këto tri ndeshje së paku t’i marrim katër pikë dhe eventualisht 6 pikë, sepse kjo na mundëson që të kemi një pozitë më të mirë në renditje, e që do të kishte ndikim në shortin e kualifikimeve të ardhshme. Ndërkaq, objektivi tjetër është inkuadrimi i sa më shumë futbollistëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e ekipit në të ardhmen”.

“Ma e mira e ndeshjes me Anglinë është se askush nuk beson se ne mund të nxjerrim rezultat pozitiv. Por, ne besojmë se me përgjegjësi e disiplinë në lojën defanzive mund t’i sjellim telashe edhe kombëtareve të nivelit të Anglisë. Normalisht, se nuk do të jetë e lehtë sepse niveli i kësaj kombëtare është krejt tjetër, por neve kjo ndeshje do të na shërbejë si shkollë dhe si vizion për të ardhmen. Pres maksimumin prej secilit lojtar dhe do të jetë interesant si për mua, po ashtu edhe për lojtarët të shohim sa do të arrijmë të ballafaqohemi me një kundërshtar të tillë”, ka theksuar Bunjaki.

Ai ka bërë thirrje që sa më shumë tifozë të vijnë në përkrahje të Dardanëve të rinj.

“Ndeshja me Anglinë është e veçantë. Është kënaqësi t’i shoh yjet e së ardhmes së Ligës Premiere në ‘Fadil Vokrri’, por njëkohësisht edhe lojtarët tanë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, sepse motivimi është më i madh. Prandaj, apeloj tek të gjithë sportdashësit që të vijnë ta përkrahin Kombëtaren”, ka shtuar Bunjaki.

Ndeshja Kosovë U21 – Angli U21, zhvillohet të premten, në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori