LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaki i kundërpërgjigjet Rummenigges: Kosova nuk është San Marino

Albert Bunjaki i kundërpërgjigjet Rummenigges: Kosova nuk është San Marino

Fitorja e Gjermanisë ndaj San Marinos me rezultat 8:0 ka ngjallur temë debati në botën e futbollit. Gjermanët janë çuar në këmbë, duke propozuar që kombëtaret e mëdha të mos ndeshen fare me ato të voglat.

Madje, Karl-Heinz Rummenigge e ka futur Kosovën në të njëjtin rang me Gjibraltarin, Andorrën e San Marinon. Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen shtetet e vogla të luajnë në mes vete në parakualifikime. Por, Albert Bunjaki deklaron se Kosova nuk është e këtij niveli nënçmues dhe se shpejt do ta befasojë botën.


Fitorja prej 8:0 e Gjermanisë si mysafire e San Marinos në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ka hapur temë debati në botën e futbollit, e cila e ka prekur edhe Kosovën dhe si e tillë konsiderohet në disfavor të vendit tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rummenigge: Nuk luhet me Kosovën, Gjibraltarin e San Marinon
Lexo po ashtu Rummenigge: Nuk luhet me Kosovën, Gjibraltarin e San Marinon

Fillimisht sulmuesi gjerman, Thomas Muller, kishte shprehur neveri për kombëtaret e vogla. Pas ndeshjes me San Marinon, Muller kishte thënë se nuk e kupton FIFA-n se pse lejon që edhe skuadrat më të dobëta në planet të marrin pjesë nëpër kualifikime, kur dihet se ekipet si ai i San Marinos nuk mund t’i bëjë ballë aspak një skuadre të madhe siç është ajo e Gjermanisë. Sipas tij, duke i lejuar ekipet e vogla të garojnë nëpër eliminatore, FIFA po u shkakton dëme të mëdha kombëtareve të nivelit të lartë.

Kjo temë nisi nga Muller, për t’u përhap shpejt nëpër mediet botërore dhe duke u dhënë material analistëve për debatim. Së fundmi idenë dhe vërejtjen e Mullerit e përkrahi edhe ish-futbollisti i famshëm gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. Madje, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e injoroi edhe Kosovën, e cila po merr pjesë për herë të parë në një kampanjë kualifikuese për Botëror.

Zëri shkruan se tri humbjet e fundit rresht të pësuara nga Kroacia (6:0), Ukraina (3:0) dhe Turqia (2:0) kanë bërë që Rummenigge ta fusë Kosovën në të njëjtin “thes” me San Marinon, Andorrën e Gjibraltarin, që nuk kanë pikë respekti në botën e futbollit. “Tani po luajmë kundër San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Pyes veten përse nuk ka kualifikime për këto shtete të vogla?”, ka thënë Rummenigge në një intervistë për “Sport-Bild”. Madje, ai është ankuar se këto shtete kanë të drejtë të barabartë votimi në UEFA e FIFA me shtetet e mëdha si Gjermania.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth përfaqësueses kosovare
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth përfaqësueses kosovare

Në anën tjetër, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse shtetet e mëdha vazhdojnë të takohen me ato të vogla. Megjithëkëtë, ai thekson se FIFA do ta analizojë këtë punë. “Magjia e futbollit është se skuadrat e vogla dhe ato shumë të vogla mund të luajnë ndaj skuadrave të mëdha. Kjo nuk ndodh shpesh. Këtë nuk e shoh si diçka dramatike”, ka thënë ai. “Ndërkohë, ne duhet ta analizojmë këtë punë. Do ta bëjmë më të mirën, do të vendosim për zgjidhjen më të mirë”, është shprehur Infantino.

Bunjaki: Kosova do të befasojë në eliminatoret e ardhshme

Por, ndaj Mullerit, Rummenigges dhe gjithë atyre që po e krahasojnë Kosovën me Gjibraltarin, San Marinon e Andorrën ka reaguar përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësi kosovar beson se shtetet e vogla si ato të lartpërmendura në një të ardhme pjesëmarrjen në kualifikime do ta kërkojnë nëpërmjet parakualifikimeve. Por, thotë se Kosova nuk është e atij niveli, andaj do të marrë pjesë direkt nëpër kualifikime.

“Kjo temë daton edhe më moti. Sigurisht se në një të ardhme sistemi do të ndryshojë. Pra, skuadrat e vogla do të luajnë në parakualifikime”, thotë Bunjaki në një bisedë me “Zërin”.

Ekskluzive/ Enis Alushi rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Për ta ndihmuar Kosovën time do të sakrifikoja gjithmonë
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Enis Alushi rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Për ta ndihmuar Kosovën time do të sakrifikoja gjithmonë

Por, ai qetëson tifozët duke i siguruar se Kosova nuk do të jetë e rangut të San Marinos, Gjibraltarit e Andorrës. “Kosova është ekipi më i ri në botë që i ka zhvilluar deri më tani vetëm katër ndeshje. Loja jonë ka treguar se nuk jemi të atij niveli, madje qysh në fillimin tonë. Ne brenda një kohe të shkurtër kemi bërë përparim në ranglistën botërore. Ndërsa, synimi ynë është që pas këtyre kualifikimeve ta shohim veten në mesin e 100 kombëtareve më të mira të ranglistës së FIFA-s”, shtoi seleksionuesi kosovar.

Ai është i bindur se në eliminatoret e “Kampionatit Evropian 2020”, Kosova do ta befasojë botën e futbollit. “Këto kualifikime po na shërbejnë për t’u komponuar dhe për t’u rritur si skuadër. Prej lojës në lojë po dëshmohemi më të mëdhenj. Dhe, në kualifikimet e ‘Evropianit 2020’ do ta shihni se si do të përflitet nëpër botë për Kosovën, normalisht për të mirë”, potencoi Bunjaki me plot optimizëm.

16 shtetet e rrezikuara

Mediet e huaja theksojnë se 16 shtete, si: Lituania, Finlanda, Letonia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Luksemburgu, Qipro, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Malta, Lihtenshtajni, San Marino, Andorra e Gjibraltari mund të marrin pjesë në parakualifikime. /Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori