LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj mahnit me dukjen e saj në Stamboll

Albërie Hadërgjonaj mahnit me dukjen e saj në Stamboll
Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, ka paralajmëruar se në pak ditë do të publikojë projektin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për një këngë të re me klip, për të cilën këngëtarja nga Deçani ka bashkëpunuar kësaj radhe me producentin e njohur kosovar, Nurteel.


Albëria është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga angazhimet e saj në muzikë.

https://www.instagram.com/p/BqVQ-FJhvneof2YpXbhYbOikmIMv_YkDNcMW2w0/

Së fundit, Hadërgjonaj publikoi në rrjetin social Instagram disa një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në Stamboll të Turqisë.

Ajo ndodhet në shtetin turk për xhirimet e klipit të ri, ndërsa shfaqej tejet joshëse në një grim të lehtë dhe me sy blu.

https://www.instagram.com/p/Bqa4aUMhKFJ9usQv9vmxpdnOdqhbn4whyu4mT40/

Përkundër viteve, ajo vazhdon të mbetet në top formë, duke sfiduar edhe këngëtaret e reja me format e saj fizike.

Hadërgjonaj është nënë e dy vajzave: Agnesa dhe Anxhelina, kjo e fundit si e ëma merret po ashtu me muzikë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BqR9Lahh7SKwnJFlDFkaSs1sgN7tShqnAJIltI0/