LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj publikon baladën “Plagë në gjysmëshpirt”

Alban Skënderaj publikon baladën “Plagë në gjysmëshpirt”
Alban Skënderaj (Foto: Instagram/AlbanSkenderaj)

“Plagë në gjysmëshpirt” është titulli i këngës më të re të Alban Skënderajt, të cilën e ka publikuar në versionin audio.

Vet kantautori qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

Është një baladë që vjen e interpretuar mirë nga Albani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Endrit Shani.

“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër, ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para, rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzike me energji pozitive, por para se të nis këtë kapitull të ri, kam ende një këngë që dua ta ndaj me ju”.

Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

“E kam shkruar saktësisht para 10 vitesh, edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit sesa e imja si kënge. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit, edhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua”.

“Nënën e saj e kujtoj si një njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve, por ç’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun, por duhen mbajtur për vete dhe më vete”, ka shkruar Albani mes tjerash në një postim në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Duhet te pranoj se ky dimer ka qene i ftohte si ne zemer ashtu dhe ne frymezim per mua. Duke ardhur pravera e duke celur lulet e para rritet dhe deshira per jeten e per te krijuar muzike me energji pozitive por para se te nis kete kapitull te ri kam ende nje kenge qe dua te ndaj me ju. E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote. Une hodha ne vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i forte edhe per mua. Nenen e saj e kujtoj si nje njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetem buzeqeshje dhe miresi. Miriami nuk ka mundur dot asnjehere ta kendoje per shkak te emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhimbje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete. U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne cdo dite dhe sado koha te kaloje keto plage nuk do mbyllet kurre plotesisht. Ne nuk jemi aspak te vecante, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerez si te gjithe dhe sipas nesh, misioni me i madh i nje artisti eshte te shkruaj kenge qe sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre. Ndaj vendosem kete kenge dhe keto ndjenja ti ndajme me ju. #PlagNeGjysmeShpirt

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on Mar 17, 2019 at 1:26pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori