LAJMI I FUNDIT:

Alban Skenderaj lanson këngën e re “Jolie”

Alban Skenderaj lanson këngën e re “Jolie”
Alban Skenderaj Foto: Instagram/albanskenderaj

Alban Skenderaj vazhdon të jetë ndër artistët më të preferuar për audiencën e gjerë.

Për vite me radhë, ai ka mbajtur të azhurnuar fansat me informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell në treg projektin më të ri muzikor.

“Jolie” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Lorenc Aliaj.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari dhe njëherësh kantautori, kurse për pjesën vizuale ai ka zgjedhur vetëm një fotografi.

Që në minutat e parë të lansimit, prodhimtaria muzikore u prit mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/