LAJMI I FUNDIT:

Alban Skenderaj bashkon forcat me Darko Dimitrov (Foto)

Alban Skenderaj bashkon forcat me Darko Dimitrov (Foto)

Këngëtari i hiteve po punon për projektin e radhës.

As koncertet e shumta dhe as të qenit trajner i “The Voice”, nuk e kanë penguar Alban Skenderajn të përgatisë këngën e re.


Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në studion e kompozitorit maqedonas Darko Dimitrov.

“… as në qiell, as në tokë, as në ëndërr…!”, ka shkruar Albani në Instagram.

Ky varg duhet të jetë i preferuari i këngëtarit, të cilin e shkëputur prej projektit të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.

Se si nis e përfundon ky varg, do të mësohet përmendësh nga kushdo. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BQOUZwMgapx/?taken-by=albanskenderaj