LAJMI I FUNDIT:

Alarm për bombë në një spital të Parisit

Alarm për bombë në një spital të Parisit

Autoritetet franceze kanë mbyllur një nga spitalet më të mëdha publike në Parisit, për shkak të dyshimeve se aty është vendosur një bombë.

Policia ka bllokuar spitalin pas marrjes së një telefonate anonime, për vendosjen e një bombe në spital.


Të gjitha hyrjet në spitalin “Georges Pompidou” janë mbyllur, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa policia është duke hetuar për bombën.

Aktualisht pacientët nuk janë evakuuar, por ata që vijnë janë duke u dërguar në spitalet tjera, transmeton KosovaPress.