LAJMI I FUNDIT:

Alaba: Guardiola e ka rinovuar futbollin

Alaba: Guardiola e ka rinovuar futbollin

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, beson se Pep Guardiola e ka rinovuar futbollin me filozofinë e tij unike.

Bavarezët i kanë fituar dy tituj të Bundesligas dhe një të DFB-Pokal nën drejtimin e spanjollit, ndërsa këtë edicion shpresojnë ta fitojnë edhe Ligën e Kampionëve.


“Trajneri është shumë kërkues, por është mahnitëse të stërvitesh me të. Është sikur ai e ka rinovuar futbollin”.

“Ai mendon për futbollin për 24 orë në ditë, ai vazhdimisht na shpjegon në ekran se cila është mënyra më e mirë për të sulmuar, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur, mënyra më e mirë për të luajtur me top”.

“Tash kur është në vitin e tij të tretë këtu, ne po e kuptojmë më mirë. Nuk do të ishim kaq të suksesshëm pa të”, citon The Guardian fjalët e Alabas.

Bayerni sonte (e mërkurë) e pret Juventusin në Allianz Arena për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë që sfida e parë u mbyll 2-2. /Telegrafi/