LAJMI I FUNDIT:

Alaba është opsioni parë për zëvendësimin e Ramos, por kërkesat e tij janë marramendëse

Alaba është opsioni parë për zëvendësimin e Ramos, por kërkesat e tij janë marramendëse
(Foto: Instagram/da_27)

Derisa bisedimet e Real Madridit lidhur me vazhdimin e kontratës së Sergio Ramos kanë ngecur, Los Blancos janë duke u përgatitur për alternativat tjera nëse nuk arrijnë ta bindin kapitenin për rinovim.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa Mbretërit po mendojnë për disa kandidatë që mund ta zënë vendin e tij.


Në krye të listës së dëshirave të Realit është mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, i cili po ashtu ka kontratë me bavarezët deri në fund të këtij edicioni dhe mund të transferohet me parametrat zero.

(Foto: Instagram/sergioramos)

Mirëpo, kërkesat e 28-vjeçarit për kontratën e re janë marramendëse. Sipas ESPN dhe Telegraph on Sunday, austriaku kërkon kontratë pesëvjeçare me pagë prej 11 milionë euro neto (që duke i përfshirë tatimet, Reali do të duhej të paguante 22 milionë euro në vit).

Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm
Lexo po ashtu Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm

Kështu, totali i kontratës pesëvjeçare do të sillte shpenzime prej 110 milionë eurosh për klubin mbretëror që padyshim se është goditur nga kriza financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Manchester City dhe Chelsea janë klubet që e rivalizojnë Realin për shërbimet e David Alabas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori