LAJMI I FUNDIT:

Al Khelaifi me fjalë të mëdha për Neymarin pas largimit të tij nga PSG

Al Khelaifi me fjalë të mëdha për Neymarin pas largimit të tij nga PSG

Neymar është larguar nga Paris Saint Germain pas gjashtë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi brazilian karrierën do ta vazhdoj te skuadra arabe Al Hilal, teksa PSG ka fituar 100 milionë euro nga shitja e tij.


Neymar vazhdon ta mbajë rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, me parisienët që kishin paguar 222 milionë euro për transferimin e tij nga Barcelona.

PSG e vlerëson Neymarin si një legjendë të klubit pas transferimit të tij te Al Hilal
Lexo po ashtu PSG e vlerëson Neymarin si një legjendë të klubit pas transferimit të tij te Al Hilal

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se e sheh si shumë të vështirë largimin e Neymar nga Parc de Princes.

“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet”.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit”.

Neymar deklarohet për herë të parë si lojtar i Al Hilal
Lexo po ashtu Neymar deklarohet për herë të parë si lojtar i Al Hilal

“Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, deklaroi presidenti i parisienëve.

Neymar dhe Al Khelaifi kishin një raport të shkëlqyer dhe u panë ata shpesh herë bashkë edhe jashtë stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori