LAJMI I FUNDIT:

Al Hilal ‘kryqëzohet’ nga tifozët për dizajnin e krijuar nga lëndimi i Neymarit

Al Hilal ‘kryqëzohet’ nga tifozët për dizajnin e krijuar nga lëndimi i Neymarit

Skuadra e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite, Al-Hilal është kritikuar për zgjedhjen e tyre të dizajnit kur i uruan suksese Neymarit pasi ai pësoi një lëndim të rëndë në gju.

Ish-ylli i  PSG -së dhe Barcelonës  pësoi lëndim në ligamentin e kryqëzuar ndërsa luante për Brazilin në humbjen e tyre 2-0 ndaj Uruguait në kualifikimet e Kupës së Botës të martën në mbrëmje.


Të mërkurën u konfirmua se Neymar kishte këputur ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë dhe kishte çarë meniskun në gjurin e majtë, me brazilianin që tani po përballet me një garë me kohën për t’u rikuperuar përpara Kupës së Amerikës në Shtetet e Bashkuara verën e ardhshme.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë
Lexo po ashtu “Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë

Neymar përfundoi një lëvizje prej 100 milionë eurosh te Al-Hilal në gusht, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 150 milionë euro për sezon dhe shënoi golin e tij të parë kundër skuadrës iraniane FC Nassaji Mazandaran në Ligën e Kampionëve AFC në fillim të këtij muaji.

Pasi u konfirmua lajmi për lëndimin e tij, klubi i 31-vjeçarit postoi në X: “Testet mjekësore që iu nënshtrua Neymar konfirmuan lëndimin e ligamentit të kryqëzuar dhe çarjen e meniskut në gju. Ai do të kalojë një operacion dhe më pas një program trajtimi që do të përcaktohet më vonë. Kthehu më i fortë @neymarjr”.

Megjithatë, urimet e tyre u shoqëruan me një dizajn të Neymar duke bërtitur në agoni ndërsa mbante gjurin e tij pas incidentit të së martës në mbrëmje, duke bërë që disa njerëz të kritikojnë klubin.

Neymar ka këputur ligamentin dhe meniskun, karriera e tij mund të ketë marrë fund
Lexo po ashtu Neymar ka këputur ligamentin dhe meniskun, karriera e tij mund të ketë marrë fund

Një fans tha: “Më falni, por pse do ta bëni këtë dizajn”, përpara se një tjetër të shtonte: “Kjo zgjedhje fotografie është brutale, hajde tani”.

Një mbështetës i mëtejshëm tha: ‘Duhet një ekip i ri marketingu’ dhe një tifoz tjetër shtoi: ‘Pse e përdorin këtë foto?’.

Një tjetër u pajtua ndërsa ata gjithashtu thanë: ‘Pse do ta përdorni atë foto të tij në agoni?’. /Telegrafi/

Megjithatë, klubi i tij Al-Hilal është kritikuar për zgjedhjen e tyre të grafikës kur i uruan mirë lojtarit të tyre pasi përdorën një foto të tij duke bërtitur në dysheme nga dhimbjet.

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori