LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për blerje klikimesh, Dafina Zeqiri i reagon ndjekësit: Artistët që s’jua merr mendja i blejnë, unë s’kam nevojë

Akuzohet për blerje klikimesh, Dafina Zeqiri i reagon ndjekësit: Artistët që s’jua merr mendja i blejnë, unë s’kam nevojë

Ka tash e sa kohë që në media dhe rrjetet sociale diskutohet për shifrat e mëdha të klikimeve nga artistët e estradës.

Këto dyshime vijnë nga fakti se këngëtarët shqiptarë brenda ditëve arrijnë të shënojnë shifra rekorde klikimesh në YouTube – të atilla që as yjet ndërkombëtarë nuk i arrijnë.


Kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një fansi të saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Zeqiri ka publikuar në Twitter, një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

E mbi këtë koment, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte replikuar duke shkruar: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.

Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Këtë debat me fansin, teksa e ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter, Dafina ka shkruar: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.

Dafina përndryshe edhe këtë verë vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret shqiptare më të angazhuara me koncerte të shumta, duke mos ndaluar së publikuari edhe projekte muzikore të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori