LAJMI I FUNDIT:

Akuza të reja rëndojnë mbi R Kelly – abuzoi edhe me dy të rinj

Akuza të reja rëndojnë mbi R Kelly – abuzoi edhe me dy të rinj
(Foto: npr.org/AFP/Getty)

Ylli amerikan i muzikës, R Kelly, po përballet me akuza të reja për abuzim seksual. Këngëtari akuzohet për shfrytëzimin e një të riu 17 vjeçar, pasi u takua me të në një restorant në vitin 2006, si dhe për detyrimin e disa grave të kishin marrëdhënie me një të ri tjetër ndërsa ai po i xhironte.

Prokurorët pretendojnë se këngëtari abuzoi me një adoleshent që e takoi në një McDonald’s në Chicago në vitin 2006, raporton BBC. Ata kërkojnë që provat e këtij raste dhe për krimet tjera të pretenduara, të merren në shqyrtim në një seancë të caktuar për muajin gusht.


Gjykatësi ende nuk ka marrë një vendim nëse provat e reja do të merren parasysh dhe Kelly ka pritur gjykimin në burg për gati dy vjet.

(Foto: npr.org/Getty)

Një nga yjet më të mëdha të muzikës R&B mohon të ketë abuzuar ndonjëherë me dikë, ndërsa avokatët e tij nuk i komentuan akuzat e fundit.

Këngëtari R. Kelly sulmohet në burg nga kolegët e qelisë së tij
Lexo po ashtu Këngëtari R. Kelly sulmohet në burg nga kolegët e qelisë së tij

Robert Sylvester Kelly, i njohur më mirë si R Kelly, do të paraqitet në gjykatë në New York muajin tjetër me akuza që përfshijnë shfrytëzimin seksual të fëmijëve, bërjen e fotografive të pahijshme të të miturve, shantazh dhe pengim të procedurave gjyqësore. Keqtrajtimet pretendohet t’i ketë bërë ndaj gjashtë grave dhe vajzave të reja.

Prokurorët gjithashtu duan të përfshijnë edhe raste të tjera në seancë. Midis tyre është një djalë 17 vjeçar, një muzikant ambicioz, të cilin Kelly dyshohet se e takoi në McDonald’s dhe më pas e ftoi në studion e tij në Chicago.

(Foto: npr.org/AFP/Getty)

Pasi i ofroi ndihmë në karrierën e tij muzikore, muzikanti kishte kontakte seksuale me të kur ishte i mitur. Prokurorët thonë se i njëjti e prezantoi Kellyn me një shok të tijin (16 apo 17 vjeç), me të cilin këngëtari kishte po ashtu marrëdhënie seksuale.

Njëmbëdhjetë akuza për abuzime seksuale për R-Kellyn, këngëtari i njohur paraqitet në gjykatë
Lexo po ashtu Njëmbëdhjetë akuza për abuzime seksuale për R-Kellyn, këngëtari i njohur paraqitet në gjykatë

Gjithashtu, akuzat shtesë pretendojnë se 54-vjeçari i ka detyruar disa femra, duke përfshirë edhe një të mitur, që të kryenin marrëdhënie seksuale me djaloshin, ndërkohë që ai i xhironte.

Pretendimet e dy të rinjve dhe palëve të tjera të dëmtuara, sipas prokurorëve, duhet të tregojnë se veprimet e R Kelly “nuk ishin ngjarje të izoluara, por pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori