LAJMI I FUNDIT:

Aktorja që me bashkëshortin keqtrajtuan një vajzë të mitur, është bërë pastruese në burg dhe shpreson të marrë diplomë në shkencat sportive

Aktorja që me bashkëshortin keqtrajtuan një vajzë të mitur, është bërë pastruese në burg dhe shpreson të marrë diplomë në shkencat sportive
(Foto: Getty Images)

Ylli i filmit të Marvel “Doctor Strange”, Zara Phythian, e cila e keqtrajtoi seksualisht një vajzë 13 vjeçare, thuhet se është bërë pastruese në burgun ku po e vuan dënimin.

Ajo është regjistruar në një kurs pastrimi me shpresën se do ta bënte më të lehtë gjetjen e një pune kur t’i mbaronte dënimi.


Në fillim të këtij viti, aktorja u dënua me tetë vjet burg dhe u shpall fajtore për abuzim seksual me një vajzë adoleshente së bashku me burrin e saj, Victor Marke.

Victor Marke dhe Zara Phythian u martuan në vitin 2015 (Foto: Instagram)

“Ajo po e përballon çuditërisht mirë. Ata e kanë futur në një kurs pastrimi. Nëse do ta kishit bërë në botën e jashtme, do t’ju kushtonte 5.000 funte për t’u certifikuar… Disa u zgjodhën dhe iu dha një mundësi për të treguar vlerësimin për sjelljen e tyre të mirë. Shpresoj se kursi do të jetë i dobishëm për të kur ajo të dalë”, ka thënë për The Mirror babai i aktores, i cili e viziton dy herë në muaj.

Bashkëshorti i saj u dënua me 14 vjet burg për keqtrajtimin e të njëjtës vajzë dhe një viktime tjetër. Në gjykatë u tha se 59-vjeçari Marke e lyente viktimën me rum para se ta detyronte ta kryente aktin seksual. Ai dhe aktorja 37 vjeçare kishin abuzuar me tinejxheren një ose dy herë në muaj në shtëpinë e tyre për një periudhë trevjeçare, kur ajo ishte nga 13 deri në 15 vjet.

(Foto: Nottingham Post)

Gjatë shprehjes së dënimit për Marke, gjykatësi kishte thënë se “devijimi” i aktores ishte formësuar nga ndikimi që burri i saj kishte tek ajo që në moshë të re. Ndërsa babai i Phythian është shumë i bindur se bashkëshorti ka pasur ndikim te sjelljet e vajzës së tij.

“Zara e pranon situatën e saj dhe thjesht përpiqet të bëjë gjënë e duhur gjatë vuajtjes së dënimit. Ajo ka një punë në një palestër, ku stërvitet dhe mban orë joge dhe vetëmbrojtje. Të burgosurit e rinj që nuk e njohin mendojnë se ajo punon në burg, kështu që duhet t’u shpjegojë atyre se ajo është vet e burgosur. Mendoj se kjo është për shkak të mënyrës së sjellshme të bisedës dhe edukimit të saj”, është shprehur babai i aktores.

Ai ka treguar gjithashtu se vajza e tij planifikon të marrë një diplomë në shkencat sportive gjatë kohës sa është në burg. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori