Faye Marsay ka folur për rolin e saj në hitin global “Adolescence”, duke zbuluar se Stephen Graham mbajti një fjalim emocionues para xhirimeve, i cili la aktorët në lot.
Aktoria 38-vjeçare, e cila luan rolin e DS Misha Frank në këtë serial të njohur ndërkombëtarisht, ka shprehur pasionin e saj për tematikën e rëndë që trajton seriali.
Në një intervistë për podcastin Reign with Josh Smith, Faye tregoi se krijuesi dhe aktori kryesor i shfaqjes, Stephen Graham, mbajti një fjalim motivues para se të niste xhirimet e episodit të parë, ku i theksoi ekipit se shfaqja kishte mundësinë të bënte një ndryshim të vërtetë.
Ajo e kujtoi momentin: “Ishim gati për të xhiruar episodin e parë, pasi kishim bërë dy javë provash, dhe Stephen mblodhi të gjithë së bashku në një shesh fshati, ku ishin vendosur të gjithë karvanët. Ishte një fjalim shumë fuqizues, ku na tha sa e veçantë ishte që ishim të gjithë këtu duke punuar për këtë projekt, që mundësi të tilla nuk vijnë shpesh dhe që skenarë si ky janë të rrallë. Na tha se mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë me këtë shfaqje.”
Ajo vijoi: “E krahasoi me një ekip futbolli, ku të gjithë ishim në të njëjtin ekip dhe ky ishte finalja e Ligës së Kampionëve. Pasi mbajti këtë fjalim, ai vendosi të luajë një këngë dhe, e di që mund të të duket si e kotë, por ishte një moment shpirtëror dhe të gjithë po përqafoheshin, disa po qanin dhe na rriti shumë emocionet për të xhiruar”.
Faye gjithashtu tregoi se një nga rreshtat më të paharrueshëm të personazhit të saj ishte improvizuar, duke përfshirë një referencë ndaj influencerit, Andrew Tate.
Ajo e shpjegoi se kjo frazë kishte dalë spontanisht gjatë provave, por regjisori Philip Barantini e kishte dashur dhe kishte vendosur ta përfshinte atë në skenar.
Faye shtoi: “Gjatë provave, bëmë një lexim dhe thashë krejt papritur, ‘ato broçkullat Andrew Tate’, dhe e mbaj mend që Phil qeshi dhe më shikoi, duke më thënë, ‘mbaje në skenar’. Kur erdhi momenti për të thënë këtë frazë, desha të përcillja lodhjen që ndjejnë gratë lidhur me këtë tematikë tronditëse, pasi kanë qenë të ekspozuara ndaj saj kaq shpesh, saqë janë mësuar me të”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kriza në çift: Katy Perry dhe Orlando Bloom përplasen pas fluturimit në hapësirë

Danny Boyle rrëfen sfidat e pazakonta gjatë xhirimit të “28 Years Later”: Zombit e zhveshur dhe një fëmijë në skenë

Michelle Keegan fiton mbi 520 mijë euro gjatë pushimit të lehonisë, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj

Kriza në çift: Katy Perry dhe Orlando Bloom përplasen pas fluturimit në hapësirë

Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Ylli i “Call On Me” shkëlqen edhe pas 21 vitesh: Deanne Berry tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm

Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

“T’lo”, vjen si hiti i verës nga Ledri Vula dhe Era Istrefi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield