LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Charlotte Kirk: Kam fituar shumë role filmike pasi kam shkuar në shtrat me kineastë

Aktorja Charlotte Kirk: Kam fituar shumë role filmike pasi kam shkuar në shtrat me kineastë

Charlotte Kirk u tha mediave angleze se ka fituar shumë role pasi kishte shkuar në shtrat me disa kineastë dhe personalitete të fuqishme.

Aktorja hollivudiane nuk ka hezituar që të pranojë se disa prej roleve filmike i ka fituar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me financuesit e filmave.


Në rast të tillë e ka zbardhur vetë bukuroshja duke iu refeurar ish të dashuritë të Mariah Carriet, James Packerit, i cili i kishte dërguar një tekst mesazh në telefon.

https://www.instagram.com/p/BtzMWCZAqbt/

“Eja menjëherë në hotelin Bel-Air. Kam një mundësi jetësore për ty, që kurrë nuk do t’ia arrin. Do t’ju prezantoj me personin më të rëndësishëm që e keni takuar ndonjëherë”, më shkroi ai.

Charlotte, e cila është 21-vjeçare, fluturimthi shkoi në hotel dhe u takua me Kevin Tsujihara, kreun e studios Warner Bros. Ata kaluan më shumë se dy orë në dhomën e hotelit dhe kështu filloi sistemin “casting sofa”, raporton Daily Mail.

Tsujihara aktualisht është nën hetime për skandalin dhe është detyruar t’i kërkonte falje publike punonjësve, bashkëshortes dhe gjithë industrisë. /Telegrafi/