LAJMI I FUNDIT:

Aktori Ryan Phillippe akuzohet se e rrahu të dashurën e tij, publikohen imazhe nga lëndimet që mori (Foto)

Aktori Ryan Phillippe akuzohet se e rrahu të dashurën e tij, publikohen imazhe nga lëndimet që mori (Foto)

Aktori Ryan Phillippe është duke u përballur me akuza se ka sulmuar të dashurën e tij, Elsie Hewit.

E njëjta ka ngritur padi këtë të hënë kundër aktorit, nën akuzën për shkelmim, goditje, dhe hedhje nga shkallët.
Ajo ka thënë se dyshja kanë pasur një konflikt me datën 3 korrik të këtij viti, nga ku aktori ishte treguar i dhunshëm.


Në dokumentet gjykatëse, modelja tregoi se ajo shkoi në shtëpinë e Phillippe për të paketuar disa gjëra të saj, ndërsa më pas kishte pësuar një sulm fizik nga aktori.

Por, disa burime për revistën “People” e kundërshtojnë këtë fakt.

“Ryan nuk vuri dorën mbi të. Ai dëshiron ta pastrojë gjithë këtë dhe ai do ta bëj këtë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë Elsie Hewitt, publikoi disa imazhe nga të ënjturat e saj, duke ‘përforcuar’ kështu akuzën kundrejt ish-të dashurit të saj.

“Phillippe gjithnjë e më shumë i ka kombinuar këto barna me konsum të tepruar të alkoolit dhe shpesh ka shfaqur simptomat e abuzimit të drogës dhe alkoolit, përfshirë ndryshimet e disponimit dhe periudhat e zemërimit”, thotë një burim.

Një tjetër burim i afërt me aktorin thotë se ishte modelja, ajo e cila u rrëzua rastësisht.

“Elsie iu paraqit shtëpisë së Rjanit pa dashje dhe nën ndikimin disa ditë pasi u nda me të. Ajo sulmoi fizikisht Ryan, shkaktoi një skenë dhe refuzoi të largohej nga shtëpia e tij. Ndërsa ajo u largua, ajo pretendon se ra nga shkallët dhe u plagos”, përfundon ky burim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori