LAJMI I FUNDIT:

Aktori Rikard Ljarja: Në diktaturë ia kam kaluar mirë, sot ka shumë perversitete dhe krim!

Aktori Rikard Ljarja: Në diktaturë ia kam kaluar mirë, sot ka shumë perversitete dhe krim!
Rikard Ljarja

Aktori i njohur Rikard Ljarja, ka botuar një libër të rime titullin “Josifopedia”. Në një intervistë ai ka folur jo vetëm për librin, për të tashmen dhe të kaluarën në komunizëm.

“Unë në diktaturë ja kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë… por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasë problem, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht si ajo diktaturë nuk mund të kthehet më, se diktaturat janë diktatura”, thotë ai.


I pyetur se çfarë e shqetëson sot, Ljarja thotë: “Shqipëria s’ka mundësi. Mua më vjen keq për të rinjtë e talentuar, të jashtëzakonshëm që nuk kanë mundësi të zhvillohen, por iu ikin ditët me gjëra të vogla. Po vrasin veten çdo ditë djem të rinj. Pse e vrasin veten? Çfarë halli kanë? Ka gra që i dhunojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse e dhunojnë? A dhunohet gruaja? Kjo është absurde. Ka perversitete brenda familjes, llahtarina. Ndoshta kanë qenë edhe më përpara. Nuk kemi ditur gjë. Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon, sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”.

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
Izraeli po bie në humnerë

Izraeli po bie në humnerë

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fjala+
Muhamet Mjeku del me libër breznish

Muhamet Mjeku del me libër breznish

Kulture
Fundi tragjik i ish-kryeministrit Koço Kota: Në Burrel e godisnin me bajonetë, plagët ia mbushnin krip, e lanë të vdiste nga etja

Fundi tragjik i ish-kryeministrit Koço Kota: Në Burrel e godisnin me bajonetë, plagët ia mbushnin krip, e lanë të vdiste nga etja

Kulture
Kalo në kategori