LAJMI I FUNDIT:

Aktori Mark Salling pranon fajësinë për posedim të pornografisë së fëmijëve, detyrohet të paguajë 50 mijë dollarë për çdo viktimë (Foto)

Aktori Mark Salling pranon fajësinë për posedim të pornografisë së fëmijëve, detyrohet të paguajë 50 mijë dollarë për çdo viktimë (Foto)

Aktori i njohur i “Glee”, Mark Salling, ka pranuar fajet për posedimin e pornografisë së fëmijëve.

Kohë më parë atij i ishin gjetur materiale pornografike të fëmijëve në kompjuterin e tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Salling, 35 vjeç – i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2015, po shqyrton një dënim të reduktuar prej katër deri në shtatë vjet burg, sipas dokumenteve të marra së pari nga TheBlast.

Aktori fillimisht ishte përballur me një dënim maksimal prej 20 vjetësh pas hekurave pasi u akuzua për dy akuza për posedim të pornografisë së fëmijëve vitin e kaluar.

Aktori Mark Salling

Salling duhet të regjistrohet si një shkelës seksi dhe pasi ka shërbyer me rregull kohën e tij në burg në këto vite, ai do të jetë nën lirimin e mbikëqyrur për 20 vjet.

Pas lirimit nga burgu ai ndalohet të vijë brenda 100 metrave të oborreve, parqeve, pishinave publike, terreneve të lojërave dhe hapësirave tjera kolektive.

Ai nuk mund të komunikojë gojarisht ose në mënyrë elektronike me ndonjë person nën moshën 18 vjeç pa prindin ose kujdestarin e tij të pranishëm.

Marrëveshja gjithashtu thotë se Salling është urdhëruar të paguajë ‘përafërsisht 50,000 dollarë’ kthimin për çdo viktimë që e ka kërkuar atë.

Dokumenti që e shpall Mark Salling fajtor: Marrëveshja për pranimin e fajësisë nënshkruhet nga aktori 35-vjeçar

Ai gjithashtu do të duhet të hyjë në programin e trajtimit të shkelësve të seksit si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Salling ‘shkarkoi mijëra imazhe të pornografisë së fëmijëve’, midis prillit dhe dhjetorit të vitit 2015.

Gazetat deklarojnë se ai ka përdorur softuer për të maskuar adresën e tij IP, por tregoi disa nga koleksioni i tij tek një grua e rritur në të paktën dy raste. Ajo grua më në fund e raportoi atë në polici.

Kishte përfunduar në burg për dhunë ndaj femrave, pornografi fëmijësh – tash aktori akuzohet për përdhunim të ish-të dashurës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kishte përfunduar në burg për dhunë ndaj femrave, pornografi fëmijësh – tash aktori akuzohet për përdhunim të ish-të dashurës (Foto/Video)

Pas sulmit, Salling u arrestua në shtëpinë e tij në Sunland të Kalifornisë në dhjetor të vitit 2015, ku policia gjeti një kopje të imazheve të qarta në kompjuterin e tij që përshkruan fëmijët si të rinj nën moshën 10 vjeç në situata seksuale.

Ata më vonë zbuluan më shumë se 50,000 foto dhe video në laptopin e tij.

Lt. Andrea Grossman, nga LAPD, përshkroi disa nga imazhet e neveritshme që përshkruajnë vajzat e moshës shkollore si “shqetësuese”, raportoi New York Daily News në atë kohë.

Salling u arrestua në dhjetor të vitit 2015 pas një ndërhyrje nga policia, e cila më vonë gjeti mijëra imazhe në kompjuterin e tij që i përshkruan fëmijët e rinj nën moshën 10 vjeç, në situata seksuale

Burimet që biseduan me TMZ në dhjetor thanë se policia ishte ‘100 për qind’ e sigurt se do të gjente pornografi të fëmijëve në shtëpinë e Salling bazuar në një tip që kishin marrë nga ish-e dashura e tij dhe prova shtesë.

Pretendimet u raportuan për herë të parë nga Crime Watch Daily. Ata thanë se policia përdori thyerjen e dyerve për të hyrë në shtëpi sepse Salling nuk pranoi t’i linte ata në shtëpi.

Salling (Në foto: karakteri i tij në “Glee”) duhet të regjistrohet si një shkelës seksi dhe pasi ka kaluar me rregull kohën e tij në burg, ai do të jetë në 20 vjet të mbikëqyrur lirimin

Kompjuteri i tij dhe pajisjet e tjera elektronike u kapën nga policët pasi Salling refuzoi t’u tregonte atyre fjalëkalimin e tij.

Sipas të dhënave, shtëpia e bastisur nga LAPD i takon Jonathan Hernandez, i cili ka qenë qiradhënësi i Salling-it që nga viti 2011.

Salling fitoi famë duke luajtur rolin e Noah ‘Puck’ Puckerman në hit serialin “FOX Glee”. /Telegrafi/

Salling në rolin e tij në serialin “FOX Glee”, nga ky edhe u bë i famshëm

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori