LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “O Sa Mirë”, në hit-serialin turk (Video)

Aktori i “O Sa Mirë”, në hit-serialin turk (Video)

Artistët shqiptarë kohëve të fundit po rezultojnë gjithnjë e më të sukseshëm në projektet që realizohen në Turqi.

Tashmë ka filluar sezoni i 13-të i serialit shumë të njohur, “Kurtlar Vadisi Pusu” (“Lugina e Ujqërve, Kurthi”), ndërsa e veçanta e këtij sezoni janë dy aktorët shqiptarë nga Maqedonia, Luran Ahmeti dhe Ertan Shaban.


luran

Lurani është mjaft i pëlqyer për rolin e profesorit të historisë në serialin “O Sa Mirë”, ndërsa ai ka luajtur edhe në shumë projekte turke duke përfshirë serialin për Sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”.

Përmendim që ai madje ka pasur një rol edhe në vazhdimin e dytë të filmit të famshëm hollivudian, “Taken”.

Urimi i menjëhershëm ka ardhur nga kolegu dhe miku i tij, Xhevdet Jashari (Arifhikmeti), i cili ka shkruar në Facebook: “Vëllezërit e mi Luran Ahmeti dhe Ertan Shaban në hit serialin turk ‘Lugina e Ujqërve…”. /Telegrafi/