LAJMI I FUNDIT:

Aktori brilant i skenës dhe ekranit!

Aktori brilant i skenës dhe ekranit!

Çun Lajçi, pa dyshim është ndër aktorët më të mirë të gjeneratës së mesme në Kosovë dhe më gjerë. Ai, disa herë e ka dëshmuar veten në skenë dhe në ekran, duke i 'shkrirë' rolet e tij. Çun Lajçi asnjëherë nuk kënaqet me pak, por vazhdimisht i kërkon majat, duke u sakrifikuar për rolin dhe për artin...

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Çuni nuk e ka kuptuar artin si biznes, por si një dhunti të natyrës. Zoti i ka dhënë shpirtin e artistit, zërin dhe pamjen. Aq seriozisht i merr punët (artistike) Lajçi, saqë edhe rrugës e përsëritë rolin, për të dalë sa më i sigurt në skenë. Skena për të është e shenjtë, kurse arti, po ashtu!


Po çka është duke punuar Çuni aktualisht?

Çuni: Po luaj në serialin më të ri në Kosovë e që mban titullin “Spitali KS”, serial me temë ngjarjesh nga spitali, me plot humor, me personazhe të pëlqyera do të thosha, shumë simpatike dhe freski për shikuesit. Konkretisht unë e luaj një plak të cilin djali e dërgon për shërim nga alkooli, por në fakt plakun nuk ia donë gruaja dhe ai e merr si pretekst alkoolin dhe e hospitalizon në klinikën ku ai është drejtor. Është një rol mjaft simpatik dhe shpresoj se do të më pranojë mirë shikuesi. Me mua luajnë edhe Jeton Zogiani, aktor i ri dhe është hera e parë që luan para kamerave, Kushtrim Sheremeti, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Besfort Daka, Ylber Bardhi dhe Albulena Kryeziu. Regjisor jane Vallter Lucid he Kushtrim Koliqi. Seriali transmetohet në KTV, por prodhohet nga Passion Production me pronar Betim Gashin.

A mund të jetohet nga arti në Kosovë?

Çuni: Jo, fatkeqësisht… e dikur, kur ishim të okupuar jetonim mirë! Anomali, apo jo. Tani e 10 vjet aktorët më të mirë të kombit jetojnë me një pagë prej 150 eurosh. Unë në shenjë proteste kam dhënë dorëheqje nga teatri, pra jam largua me vetdëshirë vetëm e vetëm që t’ia tërheq vëmendjen pushtetit që të kujdesen pak më mirë për komunitetin artistik – por kot, nuk e qau kush trapin që u largua Doajeni i Teatrit Kombëtar mbas 38 vjetësh. Anomali edhe më e madhe, apo jo! Por, ky është realiteti, tani VIP-a janë të gjithë ministrat dhe deputetët – ky komb ka nevojë për ”fjalimet e tyre boshe” e jo për artin, për rrënjët e një populli. Akoma anomali më e madhe! Nejse.

Ju jeni edhe poet, çka është poezia për ju?

Çuni: Poezinë e shkruaj vetëm kur kam nevojë ta zbraz dufin tim, vetëm kur kam emocione të tepërta, thuaja se ad-hock, nuk merrem profesionalisht me të, por megjithatë shkruaj shpesh dhe besoj se e bëj vargun mirë. E kam pasur mësuesin tepër të mirë, poetin famoz Azem Shkrelin dhe krejt çka shkruaj është frymëzim nga bisedat dhe këshillat që i kisha dikur me të. Pra, vargu më del vetëm si dëshirë për të thënë diçka më shumë dhe më bukur – e dua të bukurën shumë dhe vargu ma plotëson atë që nuk e arrij në përditshmërinë time.

Cilin rol e keni më të dashurin dhe cili rol nuk iu ka fjetur?

Çuni: Rolet janë sikurse fëmijët, të gjithë duhen njësoj, apo jo? Ka që i donë shumë, por ka edhe nga ata që nuk ke dëshirë t’i fusësh në biografinë tënde, por që do që edhe ato janë krijesa të intelektit tënd, të shpirtit dhe nuk mund t’i hedhësh lehtë. Në rini e pata krijuar një rol brilant në Kaligulen e Kamysë, kurse tani në pleqëri kam Armatin në Komplotin Ilir të Ekrem Kryeziu ,Cenin në Përplasja poashtu të E.Kryeziu dhe Maestron te Hana prej Letre e M.Krajës, në regji të F.Hysës. Por, ato që nuk kam pasur dëshirë me i përmend shumë ka qenë te Mizantropi i Molierit, Nopasaran te Ymer Shkreli, Mbreti Lir te F.Hysaj dhe së fundi te Tartufi, sepse mendoj se nuk kanë korresponduar mirë me publikun, kanë qenë ma ndryshe dhe përsëri më vjen mirë që ishin më keq se të tjerat – sepse këtu qëndron magjia e teatrit – nuk mund të jesh gjithmonë i njëjtë dhe i suksesshëm, ka ngritje dhe rënie, arti nuk ka fund aq sa bukuria s’ka skaj.

Prisni ndonjë rol të ri?

Çuni: Unë jam jashtë teatrit, siç thash, artist i lirë me një fjalë (më shumë dhunshëm i lirë, sepse vërtetë këtu nuk ta varë shteti, as pushteti). Prandaj dhe plane nuk mund të bësh, ndërsa dikur, më besoni, se nga tri premiera në role kryesore i kisha gjatë një sezoni; por ja që tani jemi të harruar dhe shumë të parëndësishëm nga çdo ministër. Si të mos e them kështu, kur qe 10 vite nuk zbatohet ligji për teatër, kur që 10 vjet nuk ka Ansambël, por çdo premierë e këtij teatri punohet me aktor të ardhur nga bankat e Akademisë apo edhe më keq, nga aktor të dështuar, që gjejnë punë në shfaqjet e teatrit më të madh të Kosovës. Anomali mbi anomali, ndërsa aktorët shumëvjeçar plaken e dalin në pension pa u ngjitur në skenë!

Jeni i guximshëm në skenë?

Çuni: Jam dhe kam qenë, nuk kam qenë aktor të cilin e ka ngulfatë trema (emocioni), e kam kontrolluar mirë veten, e kam ditë mirë se çka po dua. Kam pasur dhe kam shumë besim në veten time, por më besoni, gjithmonë rolit iu kam qas nga e para, gjithmonë për mua ka qenë fillim dhe kurrë nuk jam kënaq me punën time… gjithmonë kam qenë dhe jam në kërkim të perfeksionit dhe akoma nuk a kam mbërri!

Çka është skena për ju?

Çuni: Është më shumë se lojë, më shumë se mashtrim, më pak e vërtetë, më shumë zbavitje, kërkim për diçka që mendon se është e bukur, që të mungon në jetën e përditshme, diçka në mes të lojës së fëmijës dhe përpëlitjes së zogut që të fluturojë. Është gjithçka që në jetën e përditshme nuk e ke, e bukur, e dhimbshme, pikëlluese, por nganjëherë di të jetë edhe shumë e këndshme. Dhe, kjo ndodhë vetëm atëherë kur vërtet ke mbërri me i kapë tiparet e personazhit dhe me bërë karakter që depërton mirë tek shikuesi. Gjithsesi është një kuti magjike ku i ke t gjitha: edhe detin, edhe oazën, edhe qiellin, por edhe shkretëtirën!

Jeni edhe lahutar i shkëlqyeshëm. A po zhduket lahuta dhe muzika me lahutë në Kosovë?

Çuni: Fatkeqësisht po, edhe unë kam filluar t’i bie e këndoj më rrallë. Nuk merret ma kush me këtë instrument, do të thosha, më të mirin dhe më të vjetrin tek ne, me të cilin është rrëfye në mënyrën më të mirë epika dhe ngjarjet më dramatike të kombit tonë.

Keni një trup të sportistit?

Çuni: Bëj ushtrime qysh nga vegjëlia (çdo mëngjes i bëj pompat) dhe bëj një vrapim rreth e qark Dardanisë (si Marathonomaku). Vërtet eci shumë dhe kjo më ka ndihmuar që të jem në formë të mirë trupore. I kushtoj shumë kujdes dukjes, sepse tek e fundit, skena kërkon edhe pamjen bukur fizike: jemi të artit, shesim art, prandaj duhet ta mbajmë veten akoma më bukur.

Si e keni ndërtuar atë, keni përdorë vitamina dhe ushqim kalorik?

Çuni: Preparatet nuk i kam preferua kurrë, më janë dukur shumë artificiale. Unë vij nga bjeshkët e Rugovës dhe që atje kam marr ajër dhe ujë, që më mbajnë mirë edhe sot.

A jeni vegjetarian, apo mishngrënës?

Çuni: Gjithçka më shijon e ha mishin shumë pak, i preferoj dhe ushqehem me fibre shumë, gati çdo ditë. I dua shumë patatet e ziera dhe i përdori shumë, por edhe bukën e misrit e ha çdo ditë. Pemën që e përdori qysh nga vegjëlia është molla, e ha pamasë shumë.

Cili është mesazhi juaj për artistët e rinj?

Çuni: besojnë në veten e tyre (besimi është më se i nevojshëm për këtë profesion), të punojnë jashtë mase me diksionin dhe teknikën e zërit, të lexojnë më shumë, sepse aty është pajisja e aktorit me personazhe të ndryshme dhe me botën e brendshme të tyre, mos të flasin fjalë të mëdha kafeneve, por të krijojnë role të mira dhe karaktere që do të lënë gjurmë nëpër skenat tona.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori