LAJMI I FUNDIT:

Aktori 65 vjeçar Dolph Lundgren fotografohet me të fejuarën e tij 27 vjeçare në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Greqi

Aktori 65 vjeçar Dolph Lundgren fotografohet me të fejuarën e tij 27 vjeçare në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Greqi

Dolph Lundgren dukej në formë të mirë të premten teksa po shijonte një udhëtim me jaht luksoz me të fejuarën e tij, Emma Krokdal, dhe vajzat Ida dhe Greta gjatë pushimeve të tyre verore në Greqi.

Ylli i filmave aksion, 65 vjeç, dukej në humor të mirë gjatë një shëtitjeje argëtuese me varkë, e cila vjen disa javë pasi ai zbuloi se iu dhanë ‘dy deri në tre vjet’ për të jetuar mes betejës tetë vjeçare të kancerit, shkruan DailyMail.


I veshur me pantallona të shkurtra noti shumëngjyrëshe dhe me atë që dukej si mbajtëse për kyçin e këmbës, Dolph dukej se po kalonte një kohë të mrekullueshme teksa u hodh në det me ata që po e shoqëronin në këtë pushim.

Ai u mbështet nga e fejuara e tij besnike Emma, 27 vjeçe, e cila dukej sensacionale e veshur me bikini të zeza.

Bukuroshja – e cila është 38 vjet më e re se Dolph – kishte vënë një palë syze dielli të errëta dhe bizhuteri të thjeshta.

Ndërkohë, vajzat e Dolph-it, Ida, 27 vjeçe, dhe Greta, 21 vjeçe – gjithashtu veshën bikini të ndritshme për këtë ditë.

Me siguri që grupi dukej se po kalonte një kohë të mirë, ndërsa ata me radhë u zhytën në ujërat freskuese të oqeanit.

Ndërsa në momente të tjera ata uleshin në kuvertë duke biseduar dhe duke ngrënë ndonjë kafshatë.

Megjithë problemet e tij shëndetësore, Dolph ishte i buzëqeshur teksa kalonte kohë cilësore me të fejuarën e tij dhe dy vajzat.

Ylli i filmit “Expendables” i ka dy vajza me ish-bashkëshorten Anette Qviberg, me të cilën ishte i martuar për 17 vjet.

Dolph u martua me stilisten e bizhuterive “Anette” në Marbella në vitin 1994.

Ata mirëpritën në jetë të dy vajzat e tyre në Stokholm, Suedi dhe u divorcuan në vitin 2011.

Gati një dekadë më vonë, aktori i propozoi trajneres personale norvegjeze Emma në qershor të vitit 2020.

Ylli së fundmi zbuloi se ai ka qenë duke luftuar me sëmundjen e kancerit prej tetë vitesh dhe spekuloi nëse përdorimi i tij i tejkaluar i steroideve për ‘bodybuilding’ është fajtor.

Aktori suedez foli për betejën e tij në dokumentarin ‘In Depth with Graham Besinger’ dhe zbuloi se u diagnostikua për herë të parë me kancer në mushkëri në vitin 2015.

Lundgren thotë se një herë u shërua, por më pas kanceri iu rikthye sërish në vitin 2020 dhe iu tha se i kishin mbetur dy-tre vjet për të jetuar, sipas një mjeku.

Ylli bëri një operim të dytë dhe trajtimi që po administrohet tani ka rezultuar në tkurrjen e tumoreve të tij.

Në një klip nga intervista, ndërsa ishte ende i veshur me fustanin e spitalit, ai tha: “Është një ditë pas operacionit tim, më nxorën një tumor, më pas nxorrën dy të tjera që gjetën dhe tre të tjera të vogla”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori