LAJMI I FUNDIT:

Aktorëve amerikan Ben Stiller dhe Sean Penn iu ndalohet hyrja në Rusi

Aktorëve amerikan Ben Stiller dhe Sean Penn iu ndalohet hyrja në Rusi

Zyrtarët e Kremlinit kanë shtuar aktorët amerikanë Ben Stiller dhe Sean Penn në “listën e ndalimit” të Rusisë, që do të thotë se tani atyre u ndalohet hyrja në vend.

Ata bashkohen me yllin e tjerë të Hollywoodit, Morgan Freeman, Presidentin e SHBA Joe Biden dhe kryeministrin në largim të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.


Rusia dhe disa vende perëndimore kanë shkëmbyer raunde sanksionesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Foto: Getty Images

Edhe oligarkët e lidhur me Vladimir Putinin u janë shqiptuar ndalime të ngjashme udhëtimi në Perëndim.

Të hënën (5 shtator), ministria e jashtme ruse emëroi 25 zyrtarë të lartë amerikanë, njerëz të biznesit dhe aktorë dhe tha se atyre iu ndalua hyrja në Rusi “në baza të përhershme”.

Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo, katër zëvendëssekretarë të tregtisë dhe gjashtë senatorë amerikanë u shfaqën në listë.

“Veprimet armiqësore të autoriteteve amerikane, të cilat vazhdojnë të ndjekin një kurs rusofobik, duke shkatërruar lidhjet dypalëshe dhe duke përshkallëzuar konfrontimin midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të kundërshtohen me vendosmëri”, tha ministria.

Foto: Reuters

Stiller dhe Penn kanë qenë kritikë të hapur të pushtimit rus të Ukrainës dhe të dy kanë vizituar Kievin që nga fillimi i konfliktit.

Stiller – i cili është një ambasador i vullnetit të mirë për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) – i bëri të qarta ndjenjat e tij për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në një udhëtim që bëri në vend për të shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve në qershor.

Sean Penn mirëpritet nga Presidenti Zelensky në Ukrainë - aktori po realizon dokumentar në mes të krizës Ukrainë-Rusi
Lexo po ashtu Sean Penn mirëpritet nga Presidenti Zelensky në Ukrainë - aktori po realizon dokumentar në mes të krizës Ukrainë-Rusi

Në takimin e tyre, ylli falënderon Zelenskyn që “ndau kohën” për ta takuar duke i thënë: “Ti je heroi im, je i mrekullueshëm”.

Ndërkohë, Penn, i cili njihet për aktivizmin e tij politik po aq sa edhe për filmat e tij, u largua nga Ukraina në mars ndërsa xhironte një dokumentar për konfliktin. Ai më vonë tha se mendonte të bashkohej me forcat ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.

Foto: Reuters

Dy aktorët janë tashmë në mesin e 1073 emrave në “listën e ndalimit” të Rusisë. Ai përfshin gjithashtu regjisorin amerikan, Rob Reiner, kryeministren e ardhshme britanike Liz Truss dhe shumë zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së.

Masat e fundit hakmarrëse nga Rusia vijnë si përgjigje ndaj sanksioneve të administratës amerikane.

Ben Stiller vizitoi Ukrainën dhe takoi disa familje që ikën nga lufta
Lexo po ashtu Ben Stiller vizitoi Ukrainën dhe takoi disa familje që ikën nga lufta

Të fundit u njoftuan të premten si pjesë e një plani më të gjerë nga G7 për të vendosur një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të hequr aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri do të ndihmojë gjithashtu në luftimin e inflacionit, i cili është në rritje në shumë nga ekonomitë e botës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori