LAJMI I FUNDIT:

Aktorët e njohur po jetojë një përrallë në futbollin anglez – ngjisin sërish një kategori, në planet e tyre është edhe Messi

Aktorët e njohur po jetojë një përrallë në futbollin anglez – ngjisin sërish një kategori, në planet e tyre është edhe Messi

Për të dytin vit radhazi, futbollistët e Wrexham arritën ngritjen në një kategorie më të lartë dhe kështu vazhdoi përralla e aktorëve të njohur, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, të cilët janë pronarë të klubit.

Wrexham, një nga katër klubet profesionale të Uellsit që konkurrojnë në futbollin anglez (së bashku me Swansea, Cardiff dhe Newport), bëri historinë e klubit sezonin e kaluar në nivelin profesionist të futbollit anglez.


Uellsianët hynë në League Two (shkalla e katërt e garave), dhe pas vetëm një sezoni ata vazhduan ngritjen e tyre të madhe dhe fituan ngjitjen në nivelin e tretë (League One).

“Lodra” e preferuar e Reynolds dhe McElhenney fituan një vend në nivelin e tretë të futbollit anglez me fitoren 6-0 ndaj Forest Green. Një festë e madhe pasoi në Racecourse Ground, shtëpia e këtij klubi shumë ambicioz.

Megjithatë, yjet e Hollivudit nuk duan të ndalen me kaq, pasi planifikojnë të arrijnë në Ligën Premier në vitet e ardhshme. Kjo nuk është e pamundur, pasi e dëshmon Bournemouth, i cili në vetëm gjashtë vite nga futbolli amator arriti në mesin e renditjes në Ligën Premier.

Natyrisht, çdo ngjitje kërkon emra dhe përforcime më të mira, dhe pasi u futën në të gjithë historinë, aktorët e Hollivudit zbuluan se sa shumë duan ta sjellin Lionel Messin në Wrexham.

Për këtë do të duhej që skuadra në dy vitet e ardhshme të arrijë në Ligën Premier, në mënyrë që të kenë shanse për të sjellë argjentinasin e famshëm, të paktën në fund të karrierës së tij.

Kur Sports Illustrated i pyeti aktorët se cila ishte dëshira e tyre më e madhe për një nënshkrim ndërsa erdhën në krye të Wrexham, të dy u përgjigjën: “Lionel Messi”.

“Messi. Më pëlqen madhësia e tij,” kishte thënë McElhenney, për të cilën Reynolds shtoi: “Edhe unë dua të njëjtën gjë”.

Së bashku me Wrexham, Stokport dhe Mansfield fituan ngjitjen në një rang më të lartë.

Wrexham u themelua në 1864 dhe është klubi i tretë më i vjetër i futbollit në botë.

Në vitet 1980, ata luajtën në nivelin e dytë të futbollit anglez, dhe për herë të fundit që ishin në atë nivel, ishte sezonin 2003/2004. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori