LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti fizik mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit

Aktiviteti fizik mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit
(Foto: Pexels)

Shëtitjet e gjata mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit me 10 për qind, sipas një studimi të Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër.

Aktivitete të tilla, si ecja, çiklizmi dhe ushtrime tjera sportive, mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse para menopauzës.


“Kjo është vetëm një nga një seri provash që aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin. Studimet tona kanë treguar se aktiviteti më i madh mund të çojë në një zhvillim më të dobët të kancerit të gjirit në periudhën para menopauzës”, është shprehur Dr. Michael Jones, hulumtues kryesor.

Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit: Ç’thotë ky studim
Lexo po ashtu Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit: Ç’thotë ky studim

Lidhja biologjike midis aktivitetit fizik dhe zhvillimit të sëmundjes është ende duke u përcaktuar.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti 2020, kanceri i gjirit është diagnostikuar te 2.3 milionë femra në mbarë botën, ndërsa në të njëjtin vit janë regjistruar 685.000 vdekje.

Derisa kanceri shfaqet më shpesh te femrat e moshuara, përqindja e grave që e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 45 vjeçare është më e vogël.

Mbështetja psikologjike për pacientët me kancer të gjirit
Lexo po ashtu Mbështetja psikologjike për pacientët me kancer të gjirit

Edhe pse nuk është e sigurt se cili është shkaku i saktë, faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes janë mosha, historia familjare e sëmundjeve, obeziteti dhe konsumimi i tepërt i alkoolit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ecja deri në gjashtë orë e gjysmë në javë mund ta zvogëlojë rrezikun deri në 30 për qind.

Siç transmeton Daily Mail, hulumtimi i fundit që u botua në Journal of Clinical Oncology, u krye në 19 vende të botës dhe u përfshinë 547.601 femra para menopauzës. /Telegrafi/