LAJMI I FUNDIT:

Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit: Ç’thotë ky studim

Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit: Ç’thotë ky studim
austinair

Vitet e fundit, kërkimet shkencore janë fokusuar në lidhjen mes mjedisit dhe shëndetit dhe një provë na vjen nga Kongresi i Shoqatës Evropiane të Onkologjisë të është mbajtur në Madrid pak ditë më parë

Gratë që punojnë dhe jetojnë në mjedise me nivel të lartë ndotjeje, nga ajri te grimcat e pluhurit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit se ato që punojnë dhe jetojnë në zona më pak të ndotura.


Sa të këqija janë grimcat e pluhurit? Të dhënat treguan një lidhje midis ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur dhe grimcave të pluhurit në shtëpi, punë dhe riskut për t’u prekur nga kanceri i gjirit, shkruan La Repubblica.

Në studim, ekspozimi ndaj ndotjes në shtëpi dhe vendit të punës te 2,419 gra me kancer gjiri u krahasua me atë të 2,984 grave pa kancer gjiri nga viti 1990 deri në vitin 2011. Rezultatet treguan se rreziku i kancerit të gjirit u rrit me 28% kur ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit u rrit me 10 μg (mikrogramë) /m3.

GettyImages

Ndotja e ajrit dhe kanceri te fëmijët
Lexo po ashtu Ndotja e ajrit dhe kanceri te fëmijët

Këtyre rezultateve po u kushtohet vëmendje e madhe. “Ka prova të forta epidemiologjike dhe biologjike të lidhjes ndërmjet ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 (grimcat e ajrit me diametër 2.5 mikron) dhe kancerit,” tha Jean-Yves Blay, drejtor i Politikave Publike në Esmo (Shoqata Evropiane për Onkologjinë Mjekësore.

“Reduktimi i grimcave PM2.5 në ajër në nivelin e rekomanduar nga OBSH është kritike për shkak të lidhjes së tyre me një sërë kancerësh, përfshirë kancerin e gjirit,” shtoi Blay, citon Anabel.

“Ne kemi përgjegjësinë për të nxitur këtë ndryshim, jo vetëm për njerëzit në Evropë, por në mbarë botën,” përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori