LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik i mori jetën shqiptarit, mediat italiane: 30-vjeçari ishte martuar 9 ditë më parë

Aksidenti tragjik i mori jetën shqiptarit, mediat italiane: 30-vjeçari ishte martuar 9 ditë më parë

“Ai ishte martuar 9 ditë më parë dhe kishte ardhur nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën e tij për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij”, është kjo ajo që shkruajnë mediat italiane për fatin tragjik të shqiptarit që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Dorjo Duka, 30-vjeçari shqiptar banues në Tiranë, humbi jetën natën e 21 janarit pas përplasjes mes mjetit tip “Fiat” që ai drejtonte dhe një “Mercedesi” në zonën e Pordenones.


Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” i cili drejtohej nga një 45-vjeçar italian, ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

Në mediat italiane, Duka përshkruhet si një djalë pozitiv dhe shumë i lidhur me familjen e tij.

“Duka, një i ri shumë pozitiv, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe ishte shumë i afërt me familjen e tij, la dhimbje të madhe për gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 Janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh fejesë. La pas prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje të ëmbël të një djali, të emigruar në Belgjikë.”

Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë. Në makinë së bashku me të, raportohet të ketë qenë edhe kushëriri i tij 25-vjeçar, i cili paraqitet jashtë rrezikut për jetën, raporton tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori