LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Greqi, zbardhet identiteti i pesë shqiptarëve që humbën jetën

Aksidenti në Greqi, zbardhet identiteti i pesë shqiptarëve që humbën jetën

Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.

Top Channel bën të ditur se bëhet fjalë për: shoferin Besim Muçaj, 27.03.1968. Ilir Daci 28.07.1973. Ergin Peposhi 23.09.2004. Ardit Peposhi 06.12.2007. Gazmen Brahaj.


Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi. /tch/