LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Gllarevë, shkon në tre numri i viktimave

Aksidenti në Gllarevë, shkon në tre numri i viktimave

Ka arritur në tre numri i viktimave nga aksidenti i cili ndodhi sot pasdite në Gllarevë të Klinës.

Nga ky aksident dy persona një femër dhe një mashkull kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre të tjerë ishin lënduar njëri nga ta me lëndime më të rënda i cili ishte transportuar nga Spitali i Pejës për në QKUK.


Aksident i rëndë në Gllarevë, humbin jetën dy persona
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Gllarevë, humbin jetën dy persona

Burime të Telegrafit brenda Qendrës Emergjente në QKUK, kanë bërë të ditur se ka humbur jetën edhe personi i tretë si pasojë e lëndimeve të shumta që kishte pësuar.

Ndërkaq dy të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Vlen të theksohet se javëve të fundit në territorin e Kosovës ka pasur rritje të aksidenteve me fatalitet. /Telegrafi/