eksperti-banner

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë-Kosovës.

Në fotograftë që i ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura. Ndërsa, përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtaët e Policisë së Kosovës.

Për detajet e tjera nga ky aksident, lexuesit do t'i mbajmë të informuar me kohë./Telegrafi/

61598787 330362380986259 654065129100410880 n

61662137 2147584228693212 1784305280784269312 n