Një person ka humbur jetën, në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Arllat të Drenasit.

Zëdhënësja  Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident ishin të përfshira katër vetura.


"Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", tha ajo.

Ahmeti tha se personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor. /Telegrafi/

135482749 1129664880808117 2979654539841172749 o

136336591 1129664817474790 3209583240650176822 o