eksperti-banner

Tetë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e shtunë) te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm.

“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët 'Eqrem Çabej' dhe 'Agim Ramadani'. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/

313220677 531247218475602 3542971212240933572 n 1

315109976 3640466296197657 6266979881351545090 n

315264779 846364219834766 9203982914838705783 n

314989106 650351633461886 586992758878989218 n