eksperti-banner

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në udhëkryqin e rrugëve "Ukshin Hoti"-"Robert Doll" , në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.


Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Pas aksidentit, njëra nga veturat është rrokullisur. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

195881730 2997320767224391 7460141896476132783 n

196499248 401845904290571 3279113678274935690 n