LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në afërsi të Komoranit

Aksident i rëndë në afërsi të Komoranit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Komoranit.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihet një veturë e cila siç duket nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga ka prishur  rrethojën mbrojtëse dhe pastaj është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.

Sipas lexuesve të Telegrafit, thuhet se nga ky aksident ka pasur edhe të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

E përditësuar: Policia ka dhënë detaje, duke treguar se një person ka humbur jetën. /Telegrafi/