Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz.
Rreth orës 08:30, shoferi i mjetit i identifikuar si A.B., humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjerja e Z. D., 82 vjeçe, e cila ishte gjyshja e dy fëmijëve të mitur që po udhëtonin në mjet. Ata mbetën të plagosur së bashku me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin G. D., 37 vjeç. Ata ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe lëvizja me shpejtësi. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251