LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona

Aksident në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me ngasës meshkuj kosovarë.


Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë njëri prej vozitësve dhe një pasagjer mashkull kosovar, të cilët ndihmën e parë mjekësor e kanë marrë në QKMF Skenderaj.

Të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/