LAJMI I FUNDIT:

Aksident hekurudhor në Kataloni, përplasen dy trena – raportohet për katër të vdekur (Foto/Video)

Aksident hekurudhor në Kataloni, përplasen dy trena – raportohet për katër të vdekur (Foto/Video)

Të paktën katër persona raportohet se kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë janë lënduar, kur dy trena u përplasën në Kataloni.

Tre persona janë në gjendje kritike, dhe të paktën 16 tjerë të lënduar rëndë. Në videot e filmuara në vend të ngjarjes shihen skenat rrëqethëse – dy trena të përplasur ku pjesa më e madhe e vagonëve janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.


​Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në Saint Vincent de Kastele në Barcelonë. Ende nuk dihen shkaqet që quan në këtë aksident të tmerrshëm.

Në anën tjetër autoritet kanë njoftuar se kanë filluar hetimet, dhe se janë duke bërë të pamundurën të nxjerrin të gjithë pasagjerët që ishin brenda trenave. /Telegrafi/