Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se Bordi i Drejtorëve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës, ka ku marrë vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.
“Gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe ) dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
“Bordi shqyrtoi raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022”.
Bordi gjithashtu ka miratuar transferin pronësor të pronës shoqërore (për Gjykatën në Prizren), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për Gjykatën në Prizren) të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).
“Aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave, transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.
Po ashtu, bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar shpërndarjet për kreditorët e ndërmarrjeve;
NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078
NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095
NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037
NTSH Rugova
NSH UTVA Pejë
NSH Eurometal Ferizaj
NSH Radusha Istog
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muskut, Bezosit dhe Zuckerbergut u zhvlerësohet pasuria për 209 miliardë dollarë

Qeveria emëron bordin e KEK-ut dhe Postës

Bajrami reagon sërish për ngritjen e energjisë elektrike: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020

Lidhja e Bizneseve: ZRRE-ja dhe Qeveria të pezullojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike dhe të shtyjë liberalizimin e tregut

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Dita e Pranverës festohet në Melodia PX me koleksionin e ri të veshmbathjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia