LAJMI I FUNDIT:

Akon dhuron spektakël përpara publikut shqiptar në performancën e tij të parë në Kosovë

Akon dhuron spektakël përpara publikut shqiptar në performancën e tij të parë në Kosovë
Foto: Denis Sllovinja

Capital T mbrëmjen e djeshme (e premte) ndezi Prishtinën me koncertin madhështor “Time Capsule II”.

Ai performoi këngët e tij të famshme, ndonëse numëron hite të mëdha – pasi ka nisur karrierën që në moshë të re.


Përveç disa artistëve të tjerë të vendit, për të performuar i ftuar special ishte ylli me famë ndërkombëtare, Akon.

Aliaune Damala Badara Akon Thiam (emri i vërtetë) erdhi për herë të parë në Kosovë, ndërsa dhuroi spektakël përpara një turme të madhe.

Capital T ‘elektrizon' Prishtinën - shkruan historinë me koncertin “Time Capsule II”
Lexo po ashtu Capital T ‘elektrizon' Prishtinën - shkruan historinë me koncertin “Time Capsule II”

50 vjeçari vodhi vëmendjen e shfaqjes me mënyrën e interpretimit të këngëve e po ashtu edhe me lëvizjet skenike.

“Right Now Na Na Na”, “Lonely”, “Beautiful”, “Sorry, Blame It On Me” – janë vetëm disa nga hitet që i këndoi përpara publikut shqiptar.

Në disa raste, artisti u hodh në publik, e kërceu bashkë me të, ndërsa përshëndeste të pranishmit.

Performanca e Akon nuk ka dyshim se do të mbahet mend nga të gjithë, i cili po ashtu u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori