LAJMI I FUNDIT:

AKK: Qeveri mos i  bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

AKK: Qeveri mos i  bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovë (AKK) ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.

Reklama

Sipas tyre, zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet  nëpër komuna veç e veç.

“Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dilalogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevoiten për udhëtim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve të arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

“Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist.  Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje. AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje ku shihet Radoiçiqi në Prokurorinë e Lartë në Beograd

Pamje ku shihet Radoiçiqi në Prokurorinë e Lartë në Beograd

Lajme
Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Lajme
Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin

Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin

Lajme
Prokuroria përpiqet ta shfajësojë pushtetin në Serbi, thotë se Radoiçiq u furnizua me armë nga Bosnja e Hercegovina

Prokuroria përpiqet ta shfajësojë pushtetin në Serbi, thotë se Radoiçiq u furnizua me armë nga Bosnja e Hercegovina

Lajme
Shtetasit gjerman në pikën e kalimit kufitar në Merdar i gjenden 24 revole, tre të arrestuar

Shtetasit gjerman në pikën e kalimit kufitar në Merdar i gjenden 24 revole, tre të arrestuar

Siguri
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Kalo në kategori