LAJMI I FUNDIT:

Ajetiti i bën mirë pauza e kombëtareve

Ajetiti i bën mirë pauza e kombëtareve

Një ndër mungesat më të rëndësishme të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës, është padyshim Arlind Ajeti, një qendërmbrojtës i kompletuar, i cili shkëlqeu në Evropian.

I transferuar në verë te Torino, Ajeti pësoi një dëmtim pa nisur sezoni dhe ende nuk ka debutuar me klubin e ri.


Ndërprerja dy-javore e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur për Torinon, që ka pasur shumë lojtarë të dëmtuar në javët e fundit dh shpreson të rikuperojë shumë prej tyre.

Një ndër lojtarët që Torino shpreson ta rikuperojë sa më shpejt është edhe Ajeti, i cili javën e ardhshme mund të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të grupin dhe ndoshta brenda dy javësh do të jetë në dispozicion të trajnerit Sinisha Mihajlovic.