LAJMI I FUNDIT:

Ajeti lojtar i Mihajlovic: Ja çfarë kishin thënë lojtarët shqiptarë për trajnerin serb

Ajeti lojtar i Mihajlovic: Ja çfarë kishin thënë lojtarët shqiptarë për trajnerin serb

Mbrojtësi Arlind Ajeti është edhe transferimi i parë i bërë nga Torino me kërkesë të trajnerit serb Sinisa Mihajlovic.

Sinisha Mihajlovic, në kulmin e tij si lojtar, ishte i njohur për qëndrimet politike dhe antishqiptare.


Në vitin 1999, gjatë kohës së bombardimeve të forcave të NATO-s mbi zonat ushtarake serbe, ai pati udhëhequr një protestë të futbollistëve serbë që aktivizoheshin në Itali, ku luante edhe vetë me Lazion.

Tentoi t’i çonte drejt një bojkoti të ndeshjeve, por ata u kërcënuan nga liga italiane dhe u zmbrapsën. Ishte rasti më flagrant ku sportistët individualë ishin përzier në çështje politike. Mediat serbe e kanë përshkruar si një atdhetar të madh serb. Edhe vetë ishte deklaruar i tillë.

Për “çështje nacionale” kishte përjashtuar nga Përfaqësuesja e Serbisë një lojtar boshnjak (Adem Ljajic), pasi ai nuk kishte pranuar të këndonte himnin e Serbisë.

Por, gjërat ndryshojnë si trajner i klubeve italiane. Ai ka së paku tri përvoja ku ka pasur lojtarë shqiptarë në ekipe dhe të fundit janë shprehur mirënjohës ndaj tij.

I pari ishte Valon Behrami, që më 2010 e kishte trajner te Fiorentina. Më pas e pati Shkodran Mustafi te Sampdoria dhe tashmë do ta ketë Arlind Ajeti te Torino. Në fakt, Ajeti është përforcimi i parë i Mihajlovicit që kur mori drejtimin e Torinos.

bbb45a26-121d-437a-a52a-bb9556738473---0

Behrami në shumë raste e kishte çuar në qiell Mihajlovicin për trajtimin që po i bënte, por edhe serbi ishte shprehur plot mirënjohje ndaj cilësive të tij, shkruan “Panorama Sport“.

“Po të kisha 11 Valona në fushë, do të fitoja çdo ndeshje. Ai bën punë të mirë në mesfushë dhe kam kënaqësi që punoj me të”, pati thënë Mihajlovic kur drejtonte skuadrën e Fiorentinës.

Behrami si model

Lëvdata pati edhe nga ana e Behramit, i cili në muajin maj të vitit 2012 mbajti një konferencë për mediat në Prishtinë. Ai tregoi për marrëdhëniet që ka pasur me Mihajlovicin.

“Kur më ka bërë ofertë Fiorentina i kam thënë babait tim se trajneri është serb. Babai m’u përgjigj se ‘ka kaluar ajo kohë’. Dhe kur kam shkuar te Fiorentina, trajneri ma ka zgjatur dorën dhe më ka pyetur se a di serbisht.

Unë i thashë ‘jo’, ndërsa ai shtoi ‘di të fitosh?’. I thashë ‘po’. ‘Epo në rregull, të dy jemi njësoj në këtë aspekt’. Ai më ka pritur mirë dhe më ka dhënë përkrahje vazhdimisht”.

UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar
Lexo po ashtu UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar

“Do të doja të punoja sërish me të. Unë ende mbaj kontakte me Mihajlovicin”, pati thënë Behrami.

Më vonë Mihajlovic u bë trajner i Sampdorias. Në skuadër gjeti një tjetër shqiptar, Shkodran Mustafin. Me Mustafin punoi vetëm një vit. Por viti i kaluar për Mustafin ishte i artë.

Pas hapësirës së dhënë nga Mihajlovic, Mustafi u ftua në përfaqësuesen e Gjermanisë. Madje u bë edhe kampion bote. Falë paraqitjeve nën urdhrat e Sampdorias, pas evropianit Mustafi u largua në drejtim të Valencias, ku edhe është lider i mbrojtjes. “Personalisht, Mihajlovic më ka ndihmuar shumë kur isha te Sampdoria dhe ai ka treguar besim të madh tek unë”.

images

“Unë i jam mirënjohës, sepse ai më dha shansin e karrierës dhe falë tij jam këtu sot”, pati thënë Mustafi. Ai, në intervistat e dhëna, kur është pyetur për periudhën në Sampdoria dhe punën me trajnerin serb, ka thënë se Mihajlovic është i fokusuar te lojtarët e rinj.

Pak javë më parë, Mihajlovic u emërua trajner i Torinos. Ai do të punojë me një tjetër futbollist të ri me moshë, pasi të dielën firmosi kontratë për tre vjet mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, 22-vjeçari Arlind Ajeti.

Mbrojtësi është edhe transferimi i parë i bërë nga Torino me kërkesë të trajnerit Mihajlovic.

ajeti 1 13715992_995497967234692_7085519143280002588_n

I kënaqur që Ajeti do të punojë me Mihajlovicin është edhe drejtori sportiv i Torinos, Giannulca Petraki: “Ne jemi të lumtur që trajneri Mihajlovic do ta ketë në dispozicion Ajetin”, ka thënë të dielën drejtori Petraki.

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori