LAJMI I FUNDIT:

“Ai është i pandalshëm”, ylli i Real Madridit flet për duelin me Messin

“Ai është i pandalshëm”, ylli i Real Madridit flet për duelin me Messin

Mesfushori uruguaian, Federico Valverde, ka zbuluar në një intervistë se ai nuk e di se si ta ndal Lionel Messin, para përballjes me Argjentinën të enjten.

Uruguai do të luajë ndaj Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 këtë javë dhe kapiteni i tyre ka pranuar se do të jetë e pamundur për të ndalur Messin.


Ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare që gati pothuajse një muaj.

Uruguai janë momentalisht në vendin e dytë në ciklin kualifikues të CONMEBOL, pesë pikë mbrapa Argjentinës dhe para Venezuelës dhe Brazilit, falë golave të shënuar.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa mori një fitore të madhe ndaj Brazilit kur u ndeshën së fundmi në kualifikueset për Botëror.

Në një intervistë para ndeshjes, Valverde ka thënë se ai nuk e di se si ta ndalojë Messin dhe se nuk e ka bërë këtë asnjëherë kur dyshja në fjalë u përballën në La Liga.

“Nuk e di se si do ta ndal Messin, unë nuk mund ta ndaloja atë kurrë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë ylli i Real Madridit.

Valverde u ndal gjithashtu për të thënë disa fjalë edhe për legjendën e Uruguait, Luis Suarez.

Lionel Messi do të luajë në një turne që nuk është zhvilluar që nga viti 1998
Lexo po ashtu Lionel Messi do të luajë në një turne që nuk është zhvilluar që nga viti 1998

“Që nga momenti i parë kur u takuam, Suarez më ka treguar mua rregullat dhe vlerat që duhet t’i ndjekë për të pasur sukses me kombëtaren. Ai është një idhull për uruguaianët”, ka shtuar Valverde.

Uruguai do të luajë dy ndeshje kyçe këtë javë, fillimisht në udhëtim ndaj Argjentinës e cila ende nuk di për humbje dhe më pas si vendas ndaj Bolivisë e cila nuk ka marrë asnjë fitore deri më tash./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori