LAJMI I FUNDIT:

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Zinedine Zidane nuk kursehet nga lëvdatat për Bellingham

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Zinedine Zidane nuk kursehet nga lëvdatat për Bellingham

Nuk është një sekret që superylli i Real Madridit, Jude Bellingham, e admiron legjendën e klubit Zinedine Zidane. Mesfushori 20-vjeçar gjithmonë ka folur me pasion se sa shumë e ka përcjellur ish-legjendën franceze dhe si është munduar që të marrë pak nga loja e tij.

Në fakt, para se të mbërrinte tek Real Madridi verën e kaluar, Bellingham kërkoi fanellën me numër 5, atë që e kishte mbajtur Zidane gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”.


“Unë e admiroj Zidanen shumë, trashëgimia e tij në këtë klub me këtë numër. Është një numër që më inspiron mua. 22 ka qenë numri im për një kohë të gjatë por tani do të mbajë numrin 5”, ka thënë ai në prezantimin e tij.

Tani, është bërë e ditur se edhe Zidane është një tifoz i madh i anglezit. Në fakt, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ish-mesfushori i Real Madridit nuk kurseu aspak fjalët e mira në drejtim të Bellingham, duke e cilësuar atë si një talent të jashtëzakonshëm.

“Bellingham është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një lojtar që bën gjëra të jashtëzakonshme. Ju mund ta keni marrë me mend se çfarë do të bënte ai kur keni parë statistikat e tij, veçanërisht në këtë moshë, sepse mos të harrojmë, ai është vetëm 20-vjeçar”, ka thënë Zidane për AS.

“Ai ka ardhur me një dëshirë të madhe, me shumë gola, kjo është ajo që po bën. Ai e ka vendosur standardin aq lartë sa që po i tregon të gjithëve se kush është ai dhe ndihem mirë kur e shoh atë kështu”, u shpreh legjenda franceze.

“Sidoqoftë, unë jam një tifoz i madh i tij. Tani dua që ai të fitojë trofe me Real Madridin. Kjo është ajo që uroj për të”, përfundoi Zidane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori