LAJMI I FUNDIT:

Ai është “babai” i 2.8 milionë ndjekësve në TikTok, njihuni me instruktorin amerikan të fitnesit që për gjithçka këshillon të rinjtë

Ai është “babai” i 2.8 milionë ndjekësve në TikTok, njihuni me instruktorin amerikan të fitnesit që për gjithçka këshillon të rinjtë

Summer Calyton mund të mos ketë fëmijë në jetën reale, por ai është “një baba krenar” i 2.8 milionë njerëzve në TikTok, shkruan CNN.

Çdo javë, ai ulet në tavolinën e kuzhinës dhe bënë bisedë virtuale me “fëmijët e tij”, transmeton Telegrafi.


Ai drejtohet kah kamera dhe me një simpati të madhe u thotë atyre se është “krenar për ta”. Madje i mëson të rruhen, ua rikujton se është në rregull që një njeri të ndjen dhimbje kur jeta e lëndon. Clayton shpesh edhe lutet me ta.

“Në rregull, më tregoni si ishte dita e juaj sot. Më tregoni një gjë e mirë që ju ka ndodhur, dhe një tjetër që ishte sfiduese për ju”, dëgjohet duke thënë në një video të postuar së fundmi.

Me vëmendje të madhe i dëgjon përgjigjet e tyre – madje shpesh koncentrohet aq shumë sa që krijohet përshtypja që është “kokë e këmbë” me ta.

TikTok: Facebook dëshiron t’ju lidhë me njerëz, ne duam t’ju argëtojmë
Lexo po ashtu TikTok: Facebook dëshiron t’ju lidhë me njerëz, ne duam t’ju argëtojmë

Clayton, që është trajner fitnesi në bazën ajrore të ushtrisë amerikane Columbus në verilindje të Mississippi, nuk është terapist apo trajner që i mëson të tjerët të tejkalojnë problemet që mund t’i kenë në jetë. Ai është vetëm 26-vjeç, dhe nuk e ka as edhe një fëmijë biologjik.

@yourprouddadI hope your Wednesday went well today! Did you make a new friend this week? 🙂♬ New Home (Slowed) – Austin Farwell

Për disa, kjo mënyrë e tij e diskutimit është qesharake. Por karizma dhe përkushtimi i tij përmes videove në TikTok, i ka bërë disa njerëz të ndihen mirë – në veçanti ata që kanë nevojë për një figurë siç është ajo e babait, por që nuk e kanë dhe e kanë humbur për shkaqe të ndryshme.

Ai nuk heziton t’i dëgjojë hallet e tyre dhe t’i këshillojë në mënyrën më të mirë mundshme, ndoshta edhe për këtë i ka vënë vetes nofkën “babai krenar”.

“Ka shumë kujtime që i kam nxjerrë nga fëmijëria ime, por ka edhe shumë prej tyre që nuk dua t’i mbajë në mend, dhe pikërisht për këtë nuk dua që atë përvojë të kenë të tjerët”, dëgjohet Clayton duke thënë në një video në TikTok.

Një veçori e re në TikTok mund t'ju tregojë se kush po e shikon profilin tuaj
Lexo po ashtu Një veçori e re në TikTok mund t'ju tregojë se kush po e shikon profilin tuaj

Clayton që i pëlqen të bëjë një jetë të shëndetshme, ka master në shkencat e kulturës fizike dhe sa herë që nuk është në palestër me klientë apo duke realizuar vide0 – thotë se i pëlqen të bëjë peshëngritje në shtëpi apo të bëjë fotografi dhe gatuaj.

Me postimin e videove në TikTok filloi në vitin 2020, ku u bë inspirim për shumë të rinj me videot me titull “si ta bëjmë”, kur luante rolin e babait dhe mësonte të rinjtë si duhet ta lidhin kravatën apo të rruhen nëse ishte hera e parë për ta.

E gjithçka filloi kur ndjekësit filluan t’i referohen si “baba a mund të mësojë se si duhet të rruhem”. Videot e tij patën bërë bum- duke ia rrëmbyer zemrat dhjetëra mijëra të rinjve brenda pak orëve të ditës.

Tani ai menaxhon llogarinë në TikTok dhe Instagram – “yourprouddad”, ku pothuajse çdo ditë i shtohen nga 10 mijë ndjekës.

TikTok planifikon të ketë edhe lojëra, po kryen testimet në Vietnam
Lexo po ashtu TikTok planifikon të ketë edhe lojëra, po kryen testimet në Vietnam

Ai nuk heziton të flasë me ndjekësit e tij edhe për ngjarjet ditore, siç ishte rasti i të shtënave masive në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësuese.

@yourprouddad Reply to @momekthegreat ♬ original sound – Summer Clayton

E derisa Clayton është duke punuar për përmirësimin e raporteve me babanë e tij, thotë se jo gjithmonë ka qenë kështu. Ai tenton me këtë t’i jap dashuri pa kushte ndjekësve të tij – që shpesh i bëjnë pyetje lidhur me jetën e tij private – në veçanti për fëmijërinë.

Ndjekësit e tij janë të moshave të ndryshme – e deri te ata që mund të mjaftueshëm të pjekur për t’u bërë prindër.

Shumë prej ndjekësve e konsiderojnë si “shpëtimtar”, pasi në videot e tij i mëson si duhet të rruhen, të përgatisin ushqim apo edhe si të sillen kur janë të shoqëruar nga njerëz të kategorive të ndryshme të shoqërisë. /Telegrafi/

@yourprouddad

For those that are hurting so much more today, I hope you know it’s ok to “FEEL”. I’m sorry that “sorry” isn’t enough.

♬ gymnopédie no.1 – Edits

Në trend Teknologji

Më shumë
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Ky thuhet të jetë roboti më i shpejtë në botë – dhe që 'nuk do të lodhet kurrë'

Ky thuhet të jetë roboti më i shpejtë në botë – dhe që 'nuk do të lodhet kurrë'

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori