LAJMI I FUNDIT:

“Ai episod nuk duhej të kishte ndodhur”, Materazzi kthehet pas 18 vitesh të flasë për ‘rastin Zidane’

“Ai episod nuk duhej të kishte ndodhur”, Materazzi kthehet pas 18 vitesh të flasë për ‘rastin Zidane’

Mbrojtësi legjendar italian, Marco Materazzi, pas 18 vitesh në një intervistë për The Times, përshkroi detajet e skenës mitike kur u godit me kokë nga Zinedine Zidane në vazhdime të finales së Kupës së Botës në Gjermani në vitin 2006.

Pas një sherri të shkurtër verbal me italianin, kapiteni francez humbi durimin dhe goditi me kokë Materazzin, i cili ra në terren si i ‘vdekur’.


Zidane u përjashtua menjëherë nga gjyqtari me karton të kuq dhe tani italiani ka zbuluar gjithë situatën së si erdhi deri të incidenti.

“Nuk më pëlqen sepse ajo që ndodhi nuk përputhet me karrierën time. Ai episod nuk duhej të ndodhte”, ka thënë fillimisht Materazzi për The Times.

“Në vapën e tensionit të asaj finale, në mes të të gjitha zënkave dhe ofendimeve, erdhi Zidane deri tek unë dhe më ofroi fanellën e tij për të marrë”.

“Unë thashë se nuk kisha nevojë për fanellën, se më mirë është të merrja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe bëri atë që e kujtojnë të gjithë. Unë nuk e pashë më Zidane pas kësaj”, përfundoi italiani.

Kujtojmë se pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi 1-1 dhe golashënuesit e kombëtareve të tyre ishin Zidane në minutën e shtatë dhe Materazzi në minutën e 19-të.

Italia festoi titullin e katërt të kampionatit botëror pas penalltive.

"Finalja e mallkuar e vitit 2006" - Zidane flet për goditjen me kokë në Materazzin dhe për 'çmendurinë' që ia dinte Buffoni
Lexo po ashtu "Finalja e mallkuar e vitit 2006" - Zidane flet për goditjen me kokë në Materazzin dhe për 'çmendurinë' që ia dinte Buffoni

Edhe pse më parë u spekulua se Materazzi kishte fyer nënën e Zidane, të dy konfirmuan se ai kishte përmendur motrën e tij.

“Ai më provokoi duke folur për motrën time. Nuk jam krenar për atë moment, por është pjesë e karrierës sime. Unë isha i dobët në atë moment. Ai nuk ofendoi nënën time, por ofendoi motrën time”, kishte thënë Zidane për L’Equipe në një intervistë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori